Sahihu i Buhariut — Hadithi 6592

Qetësimi i zemrës · Transmetuesi: Harithe ibn Vehb Huzaiu

Shqip

Ibn Ebu Adiu shton se Shuëbe transmeton nga Mabed ibn Halidi se Harithe ibn Vehbiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë se Hauzi i tij është sa largësia mes Medinës dhe Sanasë. Mustevridi e pyeti Harithen: “A nuk e dëgjove duke i përmendur enët e tij?” - Jo, - iu përgjigj Harithe. - Enët e tij (në numër) janë sa yjet, - tha Mustevridi.

Arabisht

وَزَادَ ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ مَعْبَدِ بْنِ خَالِدٍ، عَنْ حَارِثَةَ، سَمِعَ النَّبِيَّ ﷺ قَوْلَهُ: حَوْضُهُ مَا بَيْنَ صَنْعَاءَ وَالْمَدِينَةِ. فَقَالَ لَهُ الْمُسْتَوْرِدُ: أَلَمْ تَسْمَعْهُ قَالَ الأَوَانِي؟ قَالَ: لاَ. قَالَ الْمُسْتَوْرِدُ: تُرَى فِيهِ الآنِيَةُ مِثْلَ الْكَوَاكِبِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6592