Sahihu i Buhariut — Hadithi 6592
53. Nënkapitulli: Hauzi
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)
Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".
6592. Nga: Harithe ibn Vehb Huzaiu
Ibn Ebu Adiu shton se Shuëbe transmeton nga Mabed ibn Halidi se Harithe ibn Vehbiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë se Hauzi i tij është sa largësia mes Medinës dhe Sanasë. Mustevridi e pyeti Harithen: “A nuk e dëgjove duke i përmendur enët e tij?”
- Jo, - iu përgjigj Harithe.
- Enët e tij (në numër) janë sa yjet, - tha Mustevridi.
Referenca: Sahihu i Buhariut 6592
Fjalë të panjohura?