Sahihu i Buhariut — Hadithi 6596

Kaderi (Përcaktimi) · Transmetuesi: Imran ibn Husajni

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Jezid Rrishku, e ky e ka dëgjuar Mutarrif ibn Abdullah ibn Shihirrin se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a dallohen banorët e Xhenetit nga banorët e Zjarrit?” - “Po”, - iu përgjigj ai. - E për çfarë të punojnë njerëzit, pra? - e pyeti. - “Secili punon për atë që është krijuar - ose ka thënë: për atë që i është lehtësuar”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ الرِّشْكُ قَالَ: سَمِعْتُ مُطَرِّفَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الشِّخِّيرِ، يُحَدِّثُ عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ قَالَ: قَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَيُعْرَفُ أَهْلُ الْجَنَّةِ مِنْ أَهْلِ النَّارِ؟ قَالَ: "نَعَمْ". قَالَ: فَلِمَ يَعْمَلُ الْعَامِلُونَ؟ قَالَ: "كُلٌّ يَعْمَلُ لِمَا خُلِقَ لَهُ - أَوْ لِمَا يُسِّرَ لَهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6596