Sahihu i Buhariut — Hadithi 6612

Kaderi (Përcaktimi) · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Mahmud ibn Gajlani më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kam dëgjuar diçka që e shpjegon lememin (mëkatin e vogël) më mirë sesa fjala e Ebu Hurejrës, i cili transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ia ka përcaktuar të birit të Ademit hisen e tij në zina, e cila do ta gjejë medoemos. Zinaja e syrit është të shikuarit (në haram) , zinaja e gjuhës është të folurit (për haram) , ndërkohë shpirti dëshiron dhe lakmon, ndërsa organi gjenital thjesht e miraton tërë këtë ose e përgënjeshtron.” Shebabe ka thënë: “Na ka treguar Verkai nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مَحْمُودُ بْنُ غَيْلاَنَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ ابْنِ طَاوُسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: مَا رَأَيْتُ شَيْئًا أَشْبَهَ بِاللَّمَمِ مِمَّا قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: "إِنَّ اللَّهَ كَتَبَ عَلَى ابْنِ آدَمَ حَظَّهُ مِنَ الزِّنَا، أَدْرَكَ ذَلِكَ لاَ مَحَالَةَ، فَزِنَا الْعَيْنِ النَّظَرُ، وَزِنَا اللِّسَانِ: الْمَنْطِقُ، وَالنَّفْسُ تَمَنَّى وَتَشْتَهِي، وَالْفَرْجُ يُصَدِّقُ ذَلِكَ، وَيُكَذِّبُهُ". وَقَالَ شَبَابَةُ: حَدَّثَنَا وَرْقَاءُ، عَنِ ابْنِ طَاوُسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6612