Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Mamuri se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili, ulur nën hijen e Qabesë, thoshte: “Ata janë të humburit, për Zotin e Qabesë! Ata janë të humburit, për Zotin e Qabesë!” Unë e pyeta: “Çka është puna ime? A po sheh diçka tek unë? Çka është puna ime? - pastaj u ula tek ai, ndërkaq ai sërish e thoshte atë, saqë unë nuk mund të heshtja, ndërkohë më kaploi (mërzia) aq sa deshi Allahu, pastaj thashë: “Cilët janë ata, kurban t'u bëfsha me babë e nënë, o i Dërguari i Allahut?” - “Të pasurit, përveç atyre që japin kështu, kështu e kështu”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ عَنِ الْمَعْرُورِ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ قَالَ: انْتَهَيْتُ إِلَيْهِ وَهُوَ يَقُولُ فِي ظِلِّ الْكَعْبَةِ: "هُمُ الأَخْسَرُونَ وَرَبِّ الْكَعْبَةِ، هُمُ الأَخْسَرُونَ وَرَبِّ الْكَعْبَةِ". قُلْتُ: مَا شَأْنِي؟ أَيُرَى فِيَّ شَىْءٌ؟ مَا شَأْنِي؟ فَجَلَسْتُ إِلَيْهِ وَهُوَ يَقُولُ - فَمَا اسْتَطَعْتُ أَنْ أَسْكُتَ -، وَتَغَشَّانِي مَا شَاءَ اللَّهُ، فَقُلْتُ: مَنْ هُمْ، بِأَبِي أَنْتَ وَأُمِّي يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "الأَكْثَرُونَ أَمْوَالاً، إِلاَّ مَنْ قَالَ هَكَذَا وَهَكَذَا وَهَكَذَا".