Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xhehenemi vazhdon të thotë: “A ka më?” - derisa Zoti i krenarisë ta vërë këmbën e Tij në të, e në atë rast Xhehenemi thotë: “Mjafton! Mjafton, për krenarinë Tënde!” Atëherë, njëra anë e tij do të puthitet me tjetrën. ” Këtë e transmeton edhe Shuëbe nga Katadja.
حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ تَزَالُ جَهَنَّمُ تَقُولُ: هَلْ مِنْ مَزِيدٍ؟ حَتَّى يَضَعَ رَبُّ الْعِزَّةِ فِيهَا قَدَمَهُ فَتَقُولُ: قَطْ، قَطْ، وَعِزَّتِكَ. وَيُزْوَى بَعْضُهَا إِلَى بَعْضٍ". رَوَاهُ شُعْبَةُ عَنْ قَتَادَةَ.