Sahihu i Buhariut — Hadithi 6666

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekri, e ky nga Abdulaziz ibn Rufeji, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: - E kam bërë tavafin e haxhit para se t'i gjuaj guralecët. - “S'ka gjë” , - tha Pejgamberi ﷺ. - Unë e kam rruar kokën para se ta ther kurbanin, - tha një tjetër. - “S'ka gjë.” - Kam therur kurban para se t'i gjuaj guralecët, - tha tjetri. - “S'ka gjë” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا أَبُو بَكْرٍ عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ بْنِ رُفَيْعٍ، عَنْ عَطَاءٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ رَجُلٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: زُرْتُ قَبْلَ أَنْ أَرْمِيَ. قَالَ: "لاَ حَرَجَ". قَالَ آخَرُ: حَلَقْتُ قَبْلَ أَنْ أَذْبَحَ. قَالَ: "لاَ حَرَجَ". قَالَ آخَرُ: ذَبَحْتُ قَبْلَ أَنْ أَرْمِيَ. قَالَ: "لاَ حَرَجَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6666