Is'hak ibn Ibrahimi më ka treguar: E kam dëgjuar Abdulaziz ibn Abdusamedin, e këtij i ka treguar Mensur ibn Ibrahimi, e ky nga Alkame se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë, Pejgamberi ﷺ ua fali namazin e drekës, ku kishte shtuar ose lënë mangët diçka prej namazit, - Mensuri ka thënë: “Nuk di nëse Ibrahimi e ka ngatërruar apo Alkame.” Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A mos është shkurtuar namazi, apo ke harruar?” - “Përse, vallë?” - pyeti ai. - I fale kaq e kaq rekate, - i thanë të pranishmit. Atëherë ai i bëri dy sexhde së bashku me ta, pastaj tha: “Këto dy sexhde janë për personin që nuk e di nëse ka shtuar apo ka lënë mangët diçka në namaz. I tilli le të përpiqet të gjejë të saktën dhe le ta plotësojë pjesën e mbetur të namazit, pastaj le t'i bëjë dy sexhde.”
حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: سَمِعَ عَبْدَ الْعَزِيزِ بْنَ عَبْدِ الصَّمَدِ: حَدَّثَنَا مَنْصُورٌ عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ صَلَّى بِهِمْ صَلاَةَ الظُّهْرِ، فَزَادَ أَوْ نَقَصَ مِنْهَا - قَالَ مَنْصُورٌ: لاَ أَدْرِي إِبْرَاهِيمُ وَهِمَ أَمْ عَلْقَمَةُ - قَالَ: قِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَقَصُرَتِ الصَّلاَةُ أَمْ نَسِيتَ؟ قَالَ: "وَمَا ذَاكَ؟" قَالُوا: صَلَّيْتَ كَذَا وَكَذَا. قَالَ: فَسَجَدَ بِهِمْ سَجْدَتَيْنِ ثُمَّ قَالَ: "هَاتَانِ السَّجْدَتَانِ لِمَنْ لاَ يَدْرِي زَادَ فِي صَلاَتِهِ أَمْ نَقَصَ، فَيَتَحَرَّى الصَّوَابَ فَيُتِمُّ مَا بَقِيَ، ثُمَّ يَسْجُدُ سَجْدَتَيْنِ".