Sahihu i Buhariut — Hadithi 6675

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Firasi, e këtij i ka thënë Shabiu se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mëkatet e mëdha janë: t'i bëhet ortak Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ: أَخْبَرَنَا النَّضْرُ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا فِرَاسٌ: قَالَ الشَّعْبِيُّ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "الْكَبَائِرُ: الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ، وَقَتْلُ النَّفْسِ، وَالْيَمِينُ الْغَمُوسُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6675