(Në vazhdim të hadithit paraprak) Eshath ibn Kajsi erdhi dhe pyeti: “Çfarë hadithi ju ka transmetuar Ebu Abdurrahmani?” Ata thanë: “Kështu e kështu.” Ai tha: “Ky ajet ka zbritur për mua. Kisha një pus në tokën e një djali të xhaxhait tim (por, patëm një zënkë). Kur shkova te Pejgamberi ﷺ, më tha: “Sille dëshminë (për ta vërtetuar pronësinë tënde të pusit) , ose ai le të betohet.” - Por, o i Dërguari i Allahut, ai do të betohet! - i thashë. - “Ai që betohet me këmbëngulje rrejshëm në Allahun për t'i përvetësuar pasurinë një muslimani, në Ditën e Kiametit do ta takojë Allahun të hidhëruar me të” , - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”
فَدَخَلَ الأَشْعَثُ بْنُ قَيْسٍ فَقَالَ: مَا حَدَّثَكُمْ أَبُو عَبْدِ الرَّحْمَنِ؟ فَقَالُوا: كَذَا وَكَذَا. قَالَ: فِيَّ أُنْزِلَتْ، كَانَتْ لِي بِئْرٌ فِي أَرْضِ ابْنِ عَمٍّ لِي، فَأَتَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "بَيِّنَتُكَ أَوْ يَمِينُهُ". فَقُلْتُ إِذًا يَحْلِفُ عَلَيْهَا يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ حَلَفَ عَلَى يَمِينِ صَبْرٍ، وَهُوَ فِيهَا فَاجِرٌ، يَقْتَطِعُ بِهَا مَالَ امْرِئٍ مُسْلِمٍ، لَقِيَ اللَّهَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَهُوَ عَلَيْهِ غَضْبَانُ".