Sahihu i Buhariut — Hadithi 668

Ezani · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Abdulhamidi, shoku i Zijadit, se Abdullah ibn Harithi tregon: “Një ditë (të premte) me shi, Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ligjëroi dhe pastaj e urdhëroi muezinin që, në vend të fjalëve: “Haje alasalah (ejani në namaz), të thotë: “Faluni në shtëpitë tuaja! Njerëzit nisën të shikonin njëri-tjetrin, sikur nuk u pëlqente kjo gjë.” Atëherë, Ibn Abasi tha: “Si duket, nuk ju pëlqeu kjo gjë! Këtë e ka vepruar ai që është më i mirë se unë, - aludonte në Pejgamberin ﷺ. Xhumaja është obligim, por nuk desha t'ju ngarkoja.” Hamadi transmeton nga Asimi, e ky nga Abdullah ibn Harithi, e ky nga Ibn Abasi, ngjashëm, përpos që ky thotë: “Nuk doja t'ju ngarkoja me diçka që mund t'ju bënte të mëkatonit, të vinit në xhami të baltosur deri në gjunjë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْحَمِيدِ، صَاحِبُ الزِّيَادِيِّ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ الْحَارِثِ قَالَ: خَطَبَنَا ابْنُ عَبَّاسٍ فِي يَوْمٍ ذِي رَدْغٍ، فَأَمَرَ الْمُؤَذِّنَ لَمَّا بَلَغَ: حَىَّ عَلَى الصَّلاَةِ. قَالَ: قُلِ الصَّلاَةُ فِي الرِّحَالِ، فَنَظَرَ بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ، فَكَأَنَّهُمْ أَنْكَرُوا فَقَالَ: كَأَنَّكُمْ أَنْكَرْتُمْ هَذَا إِنَّ هَذَا فَعَلَهُ مَنْ هُوَ خَيْرٌ مِنِّي - يَعْنِي النَّبِيَّ ﷺ - إِنَّهَا عَزْمَةٌ، وَإِنِّي كَرِهْتُ أَنْ أُحْرِجَكُمْ. وَعَنْ حَمَّادٍ عَنْ عَاصِمٍ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الْحَارِثِ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ نَحْوَهُ، غَيْرَ أَنَّهُ قَالَ: كَرِهْتُ أَنْ أُؤَثِّمَكُمْ، فَتَجِيئُونَ تَدُوسُونَ الطِّينَ إِلَى رُكَبِكُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/668