Sahihu i Buhariut — Hadithi 668
41. Nënkapitulli: Ditën e premte, nëse koha është me shi, a t’ua falë imami namazin atyre që tashmë kanë ardhur (në xhami) dhe a t'u ligjërojë?
668. Nga: Abdullah ibn Abasi
Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Abdulhamidi, shoku i Zijadit, se Abdullah ibn Harithi tregon: “Një ditë (të premte) me shi, Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ligjëroi dhe pastaj e urdhëroi muezinin që, në vend të fjalëve: “Haje alasalah (ejani në namaz), të thotë: “Faluni në shtëpitë tuaja! Njerëzit nisën të shikonin njëri-tjetrin, sikur nuk u pëlqente kjo gjë.” Atëherë, Ibn Abasi tha: “Si duket, nuk ju pëlqeu kjo gjë! Këtë e ka vepruar ai që është më i mirë se unë, - aludonte në Pejgamberin ﷺ. Xhumaja është obligim, por nuk desha t'ju ngarkoja.”
Hamadi transmeton nga Asimi, e ky nga Abdullah ibn Harithi, e ky nga Ibn Abasi, ngjashëm, përpos që ky thotë: “Nuk doja t'ju ngarkoja me diçka që mund t'ju bënte të mëkatonit, të vinit në xhami të baltosur deri në gjunjë.”