Sahihu i Buhariut — Hadithi 6697

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pyeti: “O i Dërguari i Allahut, në kohën paraislame jam zotuar se në Xhaminë e Shenjtë (Qabenë) do të bëj itikaf një natë.” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “E po, përmbushe zotimin tënd.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ أَبُو الْحَسَنِ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ: أَنَّ عُمَرَ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي نَذَرْتُ فِي الْجَاهِلِيَّةِ أَنْ أَعْتَكِفَ لَيْلَةً فِي الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ. قَالَ: "أَوْفِ بِنَذْرِكَ!"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6697