Sahihu i Buhariut — Hadithi 6699

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bishri, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Motra ime qe zotuar se do ta kryejë haxhin, por ka vdekur (pa e bërë atë).” - “Çfarë mendon, sikur motra jote të kishte borxh, a do t'ia paguaje?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - iu përgjigj ai. - “Kryeje borxhin ndaj Allahut, sepse Allahu është më Meritori që të kryhen obligimet ndaj Tij ”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ أَبِي بِشْرٍ قَالَ: سَمِعْتُ سَعِيدَ بْنَ جُبَيْرٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَتَى رَجُلٌ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ لَهُ: إِنَّ أُخْتِي نَذَرَتْ أَنْ تَحُجَّ وَإِنَّهَا مَاتَتْ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْ كَانَ عَلَيْهَا دَيْنٌ أَكُنْتَ قَاضِيَهُ؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "فَاقْضِ اللَّهَ، فَهْوَ أَحَقُّ بِالْقَضَاءِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6699