Sahihu i Buhariut — Hadithi 6708

Shpagimi i betimit të pambajtur · Transmetuesi: Kab ibn Uxhrai

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Ibn Avniu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili më tha: “Afrohu (të të shoh) !” Kur iu afrova, më pyeti: - “Po të mundojnë morrat, vallë?” - Po, - ia ktheva. Atëherë m'u drejtua: “ (Rruaje kokën dhe) Shpaguaje këtë me agjërim, ose me lëmoshë, ose me kurban.” Ibn Avniu më ka rrëfyer nga Ejubi se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... agjërimi është tri ditë, kurbani është një dele dhe të varfrit janë gjashtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا أَبُو شِهَابٍ، عَنِ ابْنِ عَوْنٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي لَيْلَى، عَنْ كَعْبِ بْنِ عُجْرَةَ قَالَ: أَتَيْتُهُ - يَعْنِي النَّبِيَّ ﷺ - فَقَالَ: "ادْنُ". فَدَنَوْتُ فَقَالَ: "أَيُؤْذِيكَ هَوَامُّكَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "فِدْيَةٌ مِنْ صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍ". وَأَخْبَرَنِي ابْنُ عَوْنٍ عَنْ أَيُّوبَ قَالَ: "الصِيَامُ ثَلاَثَةِ أَيَّامٍ، وَالنُّسُكُ شَاةٌ، وَالْمَسَاكِينُ سِتَّةٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6708