Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky thotë se e ka dëgjuar nga goja e Zuhriut, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Jam shkatërruar.” - “Çfarë ke?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me bashkëshorten në Ramazan (gjatë ditës), - iu përgjigj ai. - “A ke mundësi të lirosh një rob?” - Jo. - “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo. - “A mund t'i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” - Jo. - “Ulu, pra”, - i tha Pejgamberi ﷺ dhe ai u ul. Rastisi që Pejgamberit ﷺ t'i sjellin një shportë të madhe me hurma, e në atë rast tha: - “Merre këtë dhe jepe lëmoshë!” - Ndonjë më të varfri se unë?! - pyeti burri në fjalë. Pejgamberi ﷺ qeshi, saqë iu dukën dhëmballët, pastaj tha: “Ushqeje familjen tënde me të.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: سَمِعْتُهُ مِنْ، فِيهِ عَنْ حُمَيْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: هَلَكْتُ. قَالَ ﷺ: "وَمَا شَأْنُكَ؟" قَالَ: وَقَعْتُ عَلَى امْرَأَتِي فِي رَمَضَانَ. قَالَ: "تَسْتَطِيعُ تُعْتِقُ رَقَبَةً؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ تَسْتَطِيعُ أَنْ تَصُومَ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ تَسْتَطِيعُ أَنْ تُطْعِمَ سِتِّينَ مِسْكِينًا؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "اجْلِسْ". فَجَلَسَ فَأُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِعَرَقٍ فِيهِ تَمْرٌ - وَالْعَرَقُ الْمِكْتَلُ الضَّخْمُ ـ قَالَ: "خُذْ هَذَا، فَتَصَدَّقْ بِهِ". قَالَ: أَعَلَى أَفْقَرَ مِنَّا؟ فَضَحِكَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى بَدَتْ نَوَاجِذُهُ قَالَ: "أَطْعِمْهُ عِيَالَكَ".