Sahihu i Buhariut — Hadithi 6711

Shpagimi i betimit të pambajtur · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Humejdi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Jam shkatërruar!” - “Çfarë ke?” - iu drejtua Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me bashkëshorten në Ramazan (gjatë ditës) . - “A ke me çfarë të lirosh një rob?” - Jo, - tha ai. - “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo. - “A mund t'i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” - Jo, nuk mundem. Rastisi që Pejgamberit ﷺ t'i sjellin një shportë me hurma, e në atë rast i tha personit në fjalë: - “Merre këtë dhe jepe lëmoshë!” - Dikujt që është më i varfër se ne? Në mes dy pllajave (në Medinën) s'ka familje më të varfër se ne. - “Merre dhe ushqeje familjen tënde, pra”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: هَلَكْتُ. قَالَ: "وَمَا شَأْنُكَ؟" قَالَ: وَقَعْتُ عَلَى امْرَأَتِي فِي رَمَضَانَ. قَالَ: "هَلْ تَجِدُ مَا تُعْتِقُ رَقَبَةً؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ تَسْتَطِيعُ أَنْ تَصُومَ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ تَسْتَطِيعُ أَنْ تُطْعِمَ سِتِّينَ مِسْكِينًا؟" قَالَ: لاَ أَجِدُ. فَأُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِعَرَقٍ فِيهِ تَمْرٌ فَقَالَ: "خُذْ هَذَا فَتَصَدَّقْ بِهِ". فَقَالَ: أَعَلَى أَفْقَرَ مِنَّا؟ مَا بَيْنَ لاَبَتَيْهَا أَفْقَرُ مِنَّا. ثُمَّ قَالَ: "خُذْهُ فَأَطْعِمْهُ أَهْلَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6711