Sahihu i Buhariut — Hadithi 673

Ezani · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse shtrohet darka dhe thirret ikameti, jepni përparësi darkës e mos u ngutni derisa ta përfundoni (ngrënien) .” Kur Ibn Omerit i shtrohej darka, porse, në anën tjetër, thirrej ikameti, nuk shkonte në xhami derisa e përfundonte ngrënien, edhe pse e dëgjonte leximin e imamit (në namaz).

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ، عَنْ أَبِي أُسَامَةَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ:‏ ‏"‏إِذَا وُضِعَ عَشَاءُ أَحَدِكُمْ وَأُقِيمَتِ الصَّلاَةُ فَابْدَءُوا بِالْعَشَاءِ، وَلاَ يَعْجَلْ حَتَّى يَفْرُغَ مِنْهُ‏"‏‏‏.‏‏ وَكَانَ ابْنُ عُمَرَ يُوضَعُ لَهُ الطَّعَامُ وَتُقَامُ الصَّلاَةُ فَلاَ يَأْتِيهَا حَتَّى يَفْرُغَ، وَإِنَّهُ لَيَسْمَعُ قِرَاءَةَ الإِمَامِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/673