Sahihu i Buhariut — Hadithi 673

42. Nënkapitulli: Si veprohet nëse ushqimi është shtruar, ndërkohë është thirrur ikameti për namaz?

Ibn Omeri i jepte përparësi darkës. Ebu Derdai ka thënë: "Njeriu i mençur së pari i kryen nevojat e veta, në mënyrë që pastaj zemra e tij të jetë e përqendruar në namaz."

673. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse shtrohet darka dhe thirret ikameti, jepni përparësi darkës e mos u ngutni derisa ta përfundoni (ngrënien).”

Kur Ibn Omerit i shtrohej darka, porse, në anën tjetër, thirrej ikameti, nuk shkonte në xhami derisa e përfundonte ngrënien, edhe pse e dëgjonte leximin e imamit (në namaz).

Referenca: Sahihu i Buhariut 673

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?