Sahihu i Buhariut — Hadithi 6758

Trashëgimia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E bleva Berirën, por pronarët e vet ma kushtëzuan meritën e çrobërimit (trashëgimisë) të saj. Kur ia përmenda këtë Pejgamberit ﷺ, më tha: “Liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që i jep paratë.” Rrjedhimisht, e lirova. I Dërguari i Allahut ﷺ e thirri dhe i tha të zgjidhte nëse donte të qëndronte edhe më tej me burrin e saj, apo jo. Ajo iu përgjigj: “Edhe sikur të ma jepte këtë e atë, nuk do të qëndroja me të.” Andaj, zgjodhi të ndahej prej tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتِ: اشْتَرَيْتُ بَرِيرَةَ فَاشْتَرَطَ أَهْلُهَا وَلاَءَهَا، فَذَكَرَتْ ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: "أَعْتِقِيهَا فَإِنَّ الْوَلاَءَ لِمَنْ أَعْطَى الْوَرِقَ". قَالَتْ: فَأَعْتَقْتُهَا. قَالَتْ: فَدَعَاهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَخَيَّرَهَا مِنْ زَوْجِهَا فَقَالَتْ: لَوْ أَعْطَانِي كَذَا وَكَذَا مَا بِتُّ عِنْدَهُ. فَاخْتَارَتْ نَفْسَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6758