Sahihu i Buhariut — Hadithi 6785

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Aliu, e këtij i ka treguar Asim ibn Muhamedi, e ky nga Vakid ibn Muhamedi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, në Haxhin Lamtumirës, ka thënë: - “Cili muaj mendoni se është muaji më i shenjtë?” - Ky muaj në të cilin jemi, - thanë. - “Cili vend mendoni se është vendi më i shenjtë?” - Ky vend në të cilin ndodhemi, - thanë. - “Cila ditë mendoni se është dita më e shenjtë?” - Kjo ditë në të cilën ndodhemi, - thanë. - “Allahu i Lartmadhëruar jua ka bërë të shenjtë gjakun tuaj, pasurinë tuaj dhe nderin tuaj, - përveç atëherë kur është me të drejtë, - sikurse shenjtërinë e kësaj dite, në këtë vend dhe në këtë muaj. A e kumtova, vallë?” Pejgamberi ﷺ për secilën prej këtyre pyeti nga tri herë, e ata iu përgjigjën: - Po, gjithsesi! - “Mjerë ju!” - ose ka thënë: “Vaj halli për ju! - Mos u ktheni në kufër pas meje (pas vdekjes sime) e ta luftoni njëri-tjetrin!” - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا عَاصِمُ بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا عَاصِمُ بْنُ مُحَمَّدٍ عَنْ وَاقِدِ بْنِ مُحَمَّدٍ: سَمِعْتُ أَبِي: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ: "أَلاَ أَىُّ شَهْرٍ تَعْلَمُونَهُ أَعْظَمُ حُرْمَةً؟" قَالُوا: أَلاَ شَهْرُنَا هَذَا. قَالَ: "أَلاَ أَىُّ بَلَدٍ تَعْلَمُونَهُ أَعْظَمُ حُرْمَةً؟" قَالُوا: أَلاَ بَلَدُنَا هَذَا. قَالَ: "أَلاَ أَىُّ يَوْمٍ تَعْلَمُونَهُ أَعْظَمُ حُرْمَةً؟" قَالُوا: أَلاَ يَوْمُنَا هَذَا. قَالَ: "فَإِنَّ اللَّهَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى قَدْ حَرَّمَ دِمَاءَكُمْ وَأَمْوَالَكُمْ وَأَعْرَاضَكُمْ، إِلاَّ بِحَقِّهَا، كَحُرْمَةِ يَوْمِكُمْ هَذَا، فِي بَلَدِكُمْ هَذَا، فِي شَهْرِكُمْ هَذَا. أَلاَ هَلْ بَلَّغْتُ؟!"- ثَلاَثًا. كُلُّ ذَلِكَ يُجِيبُونَهُ: أَلاَ نَعَمْ - قَالَ: "وَيْحَكُمْ - أَوْ: وَيْلَكُمْ - لاَ تَرْجِعُنَّ بَعْدِي كُفَّارًا، يَضْرِبُ بَعْضُكُمْ رِقَابَ بَعْضٍ!"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6785