Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri kishte bërë marrëdhënie intime me gruan e vet në Ramazan (gjatë ditës). Pasi e pyeti Pejgamberin ﷺ për këtë, ai i tha: - “A mund të gjesh ndonjë rob (për ta liruar) ?” - Jo, - tha ai. - “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo, - ia ktheu. - “Atëherë ushqeji gjashtëdhjetë të varfër!” - i tha Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ حُمَيْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً وَقَعَ بِامْرَأَتِهِ فِي رَمَضَانَ، فَاسْتَفْتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ، فَقَالَ: "هَلْ تَجِدُ رَقَبَةً؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "هَلْ تَسْتَطِيعُ صِيَامَ شَهْرَيْنِ؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَأَطْعِمْ سِتِّينَ مِسْكِينًا".