Sahihu i Buhariut — Hadithi 6835

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu

Shqip

6835, 6836 - Asim ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullahu se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Teksa Pejgamberi ﷺ po rrinte, erdhi një beduin dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, gjyko mes nesh me Librin e Allahut!” Hasmi i tij u ngrit dhe tha: “Mirë e ka, gjyko mes nesh me Librin e Allahut, o i Dërguari i Allahut!” Beduini vazhdoi: “Djali im ishte argat te ky dhe bëri zina me gruan e tij.” Më thanë: “Biri yt duhet të dënohet me gurëzim.” Por, unë e shpagova djalin tim me njëqind dele dhe një shërbëtore. Më pas, i pyeta dijetarët, e ata më thanë: “Biri yt duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe të dëbohet për një vit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im se, do të gjykoj mes jush me Librin e Allahut. Sa u përket deleve dhe shërbëtores, duhet të të kthehen, kurse djali yt duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe dëbim nga vendi për një vit. Ndërkaq, ti, o Unejs, shko te gruaja e këtij dhe gurëzoje.” Unejsi shkoi dhe e gurëzoi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَاصِمُ بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ وَزَيْدِ بْنِ خَالِدٍ - رضي الله عنهما -: أَنَّ رَجُلاً مِنَ الأَعْرَابِ جَاءَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ وَهُوَ جَالِسٌ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اقْضِ بِكِتَابِ اللَّهِ. فَقَامَ خَصْمُهُ فَقَالَ: صَدَقَ. اقْضِ لَهُ يَا رَسُولَ اللَّهِ، بِكِتَابِ اللَّهِ. إِنَّ ابْنِي كَانَ عَسِيفًا عَلَى هَذَا فَزَنَى بِامْرَأَتِهِ، فَأَخْبَرُونِي أَنَّ عَلَى ابْنِي الرَّجْمَ فَافْتَدَيْتُ بِمِائَةٍ مِنَ الْغَنَمِ وَوَلِيدَةٍ. ثُمَّ سَأَلْتُ أَهْلَ الْعِلْمِ، فَزَعَمُوا أَنَّ مَا عَلَى ابْنِي جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ. فَقَالَ: "وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لأَقْضِيَنَّ بَيْنَكُمَا بِكِتَابِ اللَّهِ. أَمَّا الْغَنَمُ وَالْوَلِيدَةُ فَرَدٌّ عَلَيْكَ، وَعَلَى ابْنِكَ جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ. وَأَمَّا أَنْتَ، يَا أُنَيْسُ، فَاغْدُ عَلَى امْرَأَةِ هَذَا فَارْجُمْهَا". فَغَدَا أُنَيْسٌ فَرَجَمَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6835