Sahihu i Buhariut — Hadithi 6847

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, gruaja ime më ka lindur një djalë të zi!” - “Ke ndonjë deve ti?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - tha ai. - “Çfarë ngjyre kanë?” - Të kuqe. - “A ka prej tyre të përhitur?” - Po. - “Prej nga kanë ardhur ato?!” - Mbase mund të jenë nga loza, - tha ai. - “Atëherë, edhe djali yt ndoshta i ka ngjarë lozes” , - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ جَاءَهُ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ امْرَأَتِي وَلَدَتْ غُلاَمًا أَسْوَدَ. فَقَالَ: "هَلْ لَكَ مِنْ إِبِلٍ؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "مَا أَلْوَانُهَا؟" قَالَ: حُمْرٌ. قَالَ: "فِيهَا [مِنْ أَوْرَقَ]؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "فَأَنَّى كَانَ ذَلِكَ؟" قَالَ: أُرَاهُ عِرْقٌ نَزَعَهُ. قَالَ: "فَلَعَلَّ ابْنَكَ هَذَا نَزَعَهُ عِرْقٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6847