Sahihu i Buhariut — Hadithi 6847
41. Nënkapitulli: Kur dikush e mohon fëmijën e vet
6847. Nga: Ebu Hurejra
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, gruaja ime më ka lindur një djalë të zi!”
- “Ke ndonjë deve ti?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ.
- Po, - tha ai.
- “Çfarë ngjyre kanë?”
- Të kuqe.
- “A ka prej tyre të përhitur?”
- Po.
- “Prej nga kanë ardhur ato?!”
- Mbase mund të jenë nga loza, - tha ai.
- “Atëherë, edhe djali yt ndoshta i ka ngjarë lozes”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”