Sahihu i Buhariut — Hadithi 6854

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha i pranishëm kur një çift erdhën te Pejgamberi ﷺ për mallkim të ndërsjellë (lian), ndërkohë që atëkohë kam qenë pesëmbëdhjetëvjeçar. Pasi mallkuan njëri-tjetrin, Pejgamberi ﷺ i ndau. Burri i saj tha: “Po ta mbaja, unë do të isha gënjeshtari.” Sufjani ka thënë: “Këtë e kam mësuar prej Zuhriut (se Pejgamberi ﷺ ka thënë): “Nëse fëmija lind kështu e kështu, burri e ka thënë të vërtetën, e, nëse lind kështu e kështu, si një lloj zhapiu, burri ka gënjyer.” E kam dëgjuar Zuhriun të thotë: “Më pas ajo e lindi fëmijën siç ia kishin dronë (si përshkrimi i parë).”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ بْنِ عَبْدِاللهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: قَالَ الزُّهْرِيُّ عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: شَهِدْتُ الْمُتَلاَعِنَيْنِ وَأَنَا ابْنُ خَمْسَ عَشْرَةَ، فَرَّقَ بَيْنَهُمَا. فَقَالَ زَوْجُهَا: كَذَبْتُ عَلَيْهَا إِنْ أَمْسَكْتُهَا. قَالَ: فَحَفِظْتُ ذَاكَ مِنَ الزُّهْرِيِّ: "إِنْ جَاءَتْ بِهِ كَذَا وَكَذَا فَهْوَ، وَإِنْ جَاءَتْ بِهِ كَذَا وَكَذَا، كَأَنَّهُ وَحَرَةٌ فَهُوَ". وَسَمِعْتُ الزُّهْرِيَّ يَقُولُ: جَاءَتْ بِهِ لِلَّذِي يُكْرَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6854