Sahihu i Buhariut — Hadithi 6854

43. Nënkapitulli: Kur dikush i shpalos tjetrit mëkatin, ia vesh të keqen ose e akuzon, pa prova konkrete

6854. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha i pranishëm kur një çift erdhën te Pejgamberi ﷺ për mallkim të ndërsjellë (lian), ndërkohë që atëkohë kam qenë pesëmbëdhjetëvjeçar. Pasi mallkuan njëri-tjetrin, Pejgamberi ﷺ i ndau. Burri i saj tha: “Po ta mbaja, unë do të isha gënjeshtari.”
Sufjani ka thënë: “Këtë e kam mësuar prej Zuhriut (se Pejgamberi ﷺ ka thënë): “Nëse fëmija lind kështu e kështu, burri e ka thënë të vërtetën, e, nëse lind kështu e kështu, si një lloj zhapiu, burri ka gënjyer.”
E kam dëgjuar Zuhriun të thotë: “Më pas ajo e lindi fëmijën siç ia kishin dronë (si përshkrimi i parë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6854

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?