Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi se Kasim ibn Muhamedi tregon se njëherë, Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi mallkimin që pati ndodhur mes dy bashkëshortëve (në kohën e Pejgamberit ﷺ), e në atë rast Abdullah ibn Shedadi tha: “Ajo ka qenë gruaja për të cilën Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të gurëzoja ndonjë grua pa prova (do ta gurëzoja atë) .” - Jo. Ajo ka qenë një grua që e shfaqte haptas zinanë, - tha Ibn Abasi.
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ عَنِ الْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ قَالَ: ذَكَرَ ابْنُ عَبَّاسٍ الْمُتَلاَعِنَيْنِ فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ شَدَّادٍ: هِيَ الَّتِي قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ كُنْتُ رَاجِمًا امْرَأَةً عَنْ غَيْرِ بَيِّنَةٍ!" قَالَ: لاَ، تِلْكَ امْرَأَةٌ أَعْلَنَتْ.