Sahihu i Buhariut — Hadithi 6855

43. Nënkapitulli: Kur dikush i shpalos tjetrit mëkatin, ia vesh të keqen ose e akuzon, pa prova konkrete

6855. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi se Kasim ibn Muhamedi tregon se njëherë, Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi mallkimin që pati ndodhur mes dy bashkëshortëve (në kohën e Pejgamberit ﷺ), e në atë rast Abdullah ibn Shedadi tha: “Ajo ka qenë gruaja për të cilën Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të gurëzoja ndonjë grua pa prova (do ta gurëzoja atë).”
- Jo. Ajo ka qenë një grua që e shfaqte haptas zinanë, - tha Ibn Abasi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6855

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?