Sahihu i Buhariut — Hadithi 6861

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Amër ibn Shurahbili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri pyeti: - O i Dërguari i Allahut! Cili është mëkati më i madh tek Allahu? - “T'i bësh ortak Allahut, ndërkohë Ai të ka krijuar”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cili? - pyeti ai. - “Ta mbytësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” - Pastaj cili? - “Të bëhet imoralitet me gruan e fqinjit.” Pastaj Allahu i Lartësuar zbriti ajetin miratues të fjalës së Pejgamberit ﷺ: “Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë zina. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. ” (Furkan, 68)

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ عَمْرِو بْنِ شُرَحْبِيلَ قَالَ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: قَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ أَىُّ الذَّنْبِ أَكْبَرُ عِنْدَ اللَّهِ؟ قَالَ: "أَنْ تَدْعُوَ لِلَّهِ نِدًّا، وَهُوَ خَلَقَكَ". قَالَ: ثُمَّ أَىٌّ؟ قَالَ: "ثُمَّ أَنْ تَقْتُلَ وَلَدَكَ، أَنْ يَطْعَمَ مَعَكَ". قَالَ: ثُمَّ أَىٌّ؟ قَالَ: "ثُمَّ أَنْ تُزَانِيَ بِحَلِيلَةِ جَارِكَ". فَأَنْزَلَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ تَصْدِيقَهَا: ﴿وَالَّذِينَ لاَ يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ وَلاَ يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلاَ يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَامًا﴾ [الفرقان: ٦٨]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6861