Sahihu i Buhariut — Hadithi 6861

1. Nënkapitulli: Ajeti: “Kushdo që mbyt një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi...”

6861. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Amër ibn Shurahbili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri pyeti:
- O i Dërguari i Allahut! Cili është mëkati më i madh tek Allahu?
- “T'i bësh ortak Allahut, ndërkohë Ai të ka krijuar”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.
- Pastaj cili? - pyeti ai.
- “Ta mbytësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.”
- Pastaj cili?
- “Të bëhet imoralitet me gruan e fqinjit.”
Pastaj Allahu i Lartësuar zbriti ajetin miratues të fjalës së Pejgamberit ﷺ: “Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë zina. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. (Furkan, 68)

Referenca: Sahihu i Buhariut 6861

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?