Sahihu i Buhariut — Hadithi 6865

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Mikdad ibn Amër Kindiu

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ata ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Adiu se Mikdad ibn Amër Kindiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), aleat i fisit benu zuhre dhe pjesëmarrës në Bedër me të Dërguarin e Allahut ﷺ, tregon se ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, nëse më ndodh të takoj një jobesimtar e të luftoj me të, ndërkohë më bie me shpatë e ma pret dorën dhe pastaj mbrohet nga unë pas një peme dhe thotë: “I jam nënshtruar Allahut!” A ta vras, vallë, pasi ta thotë këtë?” - “Mos e vrit!” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, ai më preu njërën dorë dhe ato fjalë i tha pasi ma preu dorën, e të mos e vras? - përsëriti Mikdadi. - “Mos e vrit, se, po e vrave, ai do të vijë në pozitën që kishe ti para se ta vrisje, ndërsa ti do të vije në pozitën që kishte ai para se t'i thoshte ato fjalë ” , - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ: حَدَّثَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: حَدَّثَنَا عَطَاءُ بْنُ يَزِيدَ، أَنَّ عُبَيْدَ اللَّهِ بْنَ عَدِيٍّ حَدَّثَهُ: أَنَّ الْمِقْدَادَ بْنَ عَمْرٍو الْكِنْدِيَّ حَلِيفَ بَنِي زُهْرَةَ حَدَّثَهُ - وَكَانَ، شَهِدَ بَدْرًا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ - أَنَّهُ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنْ لَقِيتُ كَافِرًا فَاقْتَتَلْنَا، فَضَرَبَ يَدِي بِالسَّيْفِ فَقَطَعَهَا، ثُمَّ لاَذَ بِشَجَرَةٍ وَقَالَ: أَسْلَمْتُ لِلَّهِ. آقْتُلُهُ بَعْدَ أَنْ قَالَهَا؟ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ تَقْتُلْهُ". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَإِنَّهُ طَرَحَ إِحْدَى يَدَىَّ، ثُمَّ قَالَ ذَلِكَ بَعْدَمَا قَطَعَهَا، آقْتُلُهُ؟ قَالَ: "لاَ تَقْتُلْهُ، فَإِنْ قَتَلْتَهُ فَإِنَّهُ بِمَنْزِلَتِكَ قَبْلَ أَنْ تَقْتُلَهُ، وَأَنْتَ بِمَنْزِلَتِهِ قَبْلَ أَنْ يَقُولَ كَلِمَتَهُ الَّتِي قَالَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6865