Sahihu i Buhariut — Hadithi 6886

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ebu Aishe, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ lëngonte në sëmundjen e vdekjes, i dhamë ilaç me imponim (në qoshe të gojës) . Ai na thoshte: “Mos më jepni ilaç!” Ne thoshim: “ Është reagimi i të sëmurit nga antipatia prej ilaçit.” Por, kur u kthjell , na tha: “Askush prej jush të mos mbetet pa marrë ilaç në këtë formë , përveç Abasit, se ai nuk ishte i pranishëm!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا يَحْيَى: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ أَبِي عَائِشَةَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: لَدَدْنَا النَّبِيَّ ﷺ فِي مَرَضِهِ فَقَالَ: "لاَ تَلُدُّونِي". فَقُلْنَا: كَرَاهِيَةُ الْمَرِيضِ لِلدَّوَاءِ. فَلَمَّا أَفَاقَ قَالَ: "لاَ يَبْقَى أَحَدٌ مِنْكُمْ إِلاَّ لُدَّ، غَيْرَ الْعَبَّاسِ فَإِنَّهُ لَمْ يَشْهَدْكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6886