Sahihu i Buhariut — Hadithi 689

Ezani · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hipi në një kalë, nga i cili u rrëzua dhe vrau anën e djathtë të trupit. Andaj, një prej namazeve e fali ulur, e ulur u falëm edhe ne. Pasi e kreu namazin, tha: “Imami duhet pasuar: kur të falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabena ve lekel hamd"; nëse falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë, e, nëse falet ulur, edhe ju të gjithë faluni ulur.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Humejdiu ka thënë: “Fjala e Pejgamberit ﷺ: “... nëse falet ulur, edhe ju faluni ulur” është thënë në periudhat e mëhershme. Ndërkaq, në periudhën e fundit të jetës, kur Pejgamberi ﷺ falej ulur, njerëzit faleshin në këmbë dhe nuk i urdhëronte të uleshin. Së këndejmi, dispozitat duhen marrë prej fjalëve dhe veprimeve më të fundit të Pejgamberit ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ رَكِبَ فَرَسًا فَصُرِعَ عَنْهُ، فَجُحِشَ شِقُّهُ الأَيْمَنُ، فَصَلَّى صَلاَةً مِنَ الصَّلَوَاتِ وَهُوَ قَاعِدٌ، فَصَلَّيْنَا وَرَاءَهُ قُعُودًا، فَلَمَّا انْصَرَفَ قَالَ: ‏ ‏"‏إِنَّمَا جُعِلَ الإِمَامُ لِيُؤْتَمَّ بِهِ، فَإِذَا صَلَّى قَائِمًا فَصَلُّوا قِيَامًا، فَإِذَا رَكَعَ فَارْكَعُوا، وَإِذَا رَفَعَ فَارْفَعُوا، وَإِذَا قَالَ: سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ‏.‏ فَقُولُوا: رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ‏.‏ وَإِذَا صَلَّى قَائِمًا فَصَلُّوا قِيَامًا، وَإِذَا صَلَّى جَالِسًا فَصَلُّوا جُلُوسًا أَجْمَعُونَ‏"‏‏‏.‏‏ قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: قَالَ الْحُمَيْدِيُّ قَوْلُهُ: ‏"‏‏إِذَا صَلَّى جَالِسًا فَصَلُّوا جُلُوسًا‏"‏‏‏.‏‏ هُوَ فِي مَرَضِهِ الْقَدِيمِ، ثُمَّ صَلَّى بَعْدَ ذَلِكَ النَّبِيُّ ﷺ جَالِسًا وَالنَّاسُ خَلْفَهُ قِيَامًا، لَمْ يَأْمُرْهُمْ بِالْقُعُودِ، وَإِنَّمَا يُؤْخَذُ بِالآخِرِ فَالآخِرِ مِنْ فِعْلِ النَّبِيِّ ﷺ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/689