Sahihu i Buhariut — Hadithi 6896

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Njëherë, një djalosh u vra fshehurazi, e në atë rast Omeri tha: “Sikur të kishin marrë pjesë tërë banorët e Sanasë (në vrasjen e tij), do t'i ekzekutoja të gjithë!” Mugire, i biri i Hakimit, transmeton se babai i tij ka thënë: “Katër persona kishin vrarë një fëmijë, e në atë rast Omeri ka thënë...” njëjtë sikurse fjalët e mësipërme. Ebu Bekri, Ibn Zubejri, Aliu dhe Suvejd ibn Mukarrini kanë gjykuar me hakmarrje edhe për një shuplakë. Omeri ka gjykuar me hakmarrje për goditjen me shkop. Aliu ka gjykuar me hakmarrje në rast të tri goditjeve me shkop. Shurejhu ka marrë hak për goditje me kamxhik dhe gërvishtje.”

Arabisht

وَقَالَ لِي ابْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما ـ: أَنَّ غُلاَمًا، قُتِلَ غِيلَةً فَقَالَ عُمَرُ: لَوِ اشْتَرَكَ فِيهَا أَهْلُ صَنْعَاءَ لَقَتَلْتُهُمْ. وَقَالَ مُغِيرَةُ بْنُ حَكِيمٍ عَنْ أَبِيهِ: إِنَّ أَرْبَعَةً قَتَلُوا صَبِيًّا فَقَالَ عُمَرُ: مِثْلَهُ. وَأَقَادَ أَبُو بَكْرٍ وَابْنُ الزُّبَيْرِ وَعَلِيٌّ وَسُوَيْدُ بْنُ مُقَرِّنٍ مِنْ لَطْمَةٍ. وَأَقَادَ عُمَرُ مِنْ ضَرْبَةٍ بِالدِّرَّةِ. وَأَقَادَ عَلِيٌّ مِنْ ثَلاَثَةِ أَسْوَاطٍ. وَاقْتَصَّ شُرَيْحٌ مِنْ سَوْطٍ وَخُمُوشٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6896