Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ebu Aishe, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ﷺ lëngonte në sëmundjen e vdekjes, i dhamë ilaç me imponim (në qoshe të gojës) . Ai na bënte me shenjë: “ Mos më jepni ilaç!” Ne thoshim: “ Është reagimi i të sëmurit nga antipatia prej ilaçit.” Por, kur u kthjell , na tha: “A nuk ju ndaloja të më jepnit ilaç?!” Ne i thamë: “ Mendonim se ishte reagim i të sëmurit nga antipatia për ilaçet.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Askush në shtëpi të mos mbesë pa marrë ilaç, - para syve të mi, - përveç Abasit, se ai nuk ishte i pranishëm!”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ سُفْيَانَ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ أَبِي عَائِشَةَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: قَالَتْ عَائِشَةُ: لَدَدْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي مَرَضِهِ، وَجَعَلَ يُشِيرُ إِلَيْنَا: "لاَ تَلُدُّونِي". قَالَ: فَقُلْنَا: كَرَاهِيَةُ الْمَرِيضِ بِالدَّوَاءِ، فَلَمَّا أَفَاقَ قَالَ: "أَلَمْ أَنْهَكُمْ أَنْ تَلُدُّونِي؟" قَالَ: قُلْنَا: كَرَاهِيَةٌ لِلدَّوَاءِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ يَبْقَى مِنْكُمْ أَحَدٌ إِلاَّ لُدَّ - وَأَنَا أَنْظُرُ ـ إِلاَّ الْعَبَّاسَ فَإِنَّهُ لَمْ يَشْهَدْكُمْ".