Sahihu i Buhariut — Hadithi 6899

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bishr Ismail ibn Ibrahim Esediu, e këtij i ka treguar Haxhaxh ibn Ebu Othmani, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai, prej familjes së Ebu Kilabes, se Ebu Kilabe tregon: “Një ditë, Omer ibn Abdulazizi i hapi dyert për njerëzit dhe u dha leje për të hyrë. Ndërkohë, ai i pyeti: “Çfarë thoni për betimin kolektiv?” - Betimi kolektiv është hakmarrje dhe është legjitim, sepse me të kanë gjykuar halifët e drejtë, - i thanë ata. Pastaj mua më tha: “Ç'thua ti, o Ebu Kilabe?” - dhe më vendosi para njerëzve. Unë thashë: “O prijës i besimtarëve, ti i ke udhëheqësit e ushtrive dhe prijësit e arabëve, çka mendon po qe se pesëdhjetë prej tyre të dëshmojnë për një person të martuar në Damask se ka bërë zina, porse nuk e kanë parë, a do ta gurëzoje?” - Jo, - tha ai. - Çka mendon po qe se pesëdhjetë prej tyre të dëshmojnë për një person në Homs se ka vjedhur, pa e parë, a do t'ia prisje dorën? - e pyeta. - Jo, - tha ai. - Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka vrarë ndokënd përveç për këto tri arsye: 1. Një person që ka vrarë dikë (padrejtësisht), atëherë është ekzekutuar, 2. Një të martuar që ka bërë zina dhe 3. Një person që e lufton Allahun e të Dërguarin e Tij dhe bëhet renegat nga Islami, - i thashë unë. Disa të pranishëm thanë: “A nuk na ka treguar Enes ibn Maliku se i Dërguari i Allahut ﷺ ka këputur dorë për shkak të vjedhjes dhe ua ka damkosur sytë disa kriminelëve, të cilët më pas i pati lënë në diell?” Unë u thashë: “Do t'jua tregoj unë rrëfimin e Enesit: Enesi më ka treguar se një grup prej tetë personash nga Ukli shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia dhanë besën për Islam. Meqë nuk iu përshtat klima e vendit, ata u sëmurën, andaj u ankuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili u tha: “Përse nuk shkoni me bariun tonë te devetë e tij e të pini prej qumështit dhe urinës së deveve?” - Posi, - thanë ata. Kështu, ata shkuan, pinë qumësht e urinë të deveve dhe u shëruan. Por, më pas e mbytën bariun e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i morën devetë. Posa i Dërguari i Allahut ﷺ u informua për këtë, dërgoi dikë pas tyre, derisa i kapën dhe ia sollën pranë. Pejgamberi ﷺ urdhëroi që t'u priten duart dhe këmbët, t'u nxirren sytë e pastaj i la në diell derisa vdiqën. Unë thashë: “A ka diçka më të rëndë sesa ajo që kanë vepruar ata? Janë bërë renegatë nga Islami, vranë dhe vodhën?” Anbese ibn Seidi tha: “Betohem në Allahun se kurrë nuk i kam dëgjuar këto gjëra!” - Vallë, po ma refuzon transmetimin, o Anbese? - iu drejtova. - Jo. Ti e rrëfeve ngjarjen ashtu si është. Betohem në Allahun se kjo ushtri do të jetë në mirësi përderisa ky plak është në mesin e tyre, - tha Anbese. Unë thashë: “Rreth kësaj, ka një ndodhi me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Njëherë, një grup ensarësh shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe ndenjën duke biseduar. Kur njëri prej tyre doli jashtë, dikush e vrau. Shokët e tij i shkuan pas për ta gjetur të zhytur në gjak.” Rrjedhimisht, u kthyen tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, shoku ynë që rrinte me ne, doli më herët, por e gjetëm të zhytur në gjak. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Për kë mendoni se e ka vrarë? - Mendojmë se hebrenjtë e kanë vrarë, - i thamë. Kështu, ai i thirri hebrenjtë dhe u tha: “A ju e keni vrarë këtë?” - Jo, - i thanë ata. - “A pajtoheni që pesëdhjetë hebrenj të betohen se nuk e kanë vrarë?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ ensarët. Ensarët thanë: “Ata edhe sikur të na vrisnin të gjithëve, nuk brengosen të betohen (rrejshëm).” Pejgamberi ﷺ tha: “A doni të merrni shpagim duke u betuar pesëdhjetë prej jush?” - Ne nuk betohemi, - thanë ata. Kështu, Pejgamberi ﷺ vetë e shpagoi gjakun e tij. Ebu Kilabe vazhdon: “Fisi hudhejl pati braktisur një person të tyre në periudhën paraislame, i cili, një natë, sulmoi një familje jemenase në Bat'ha. Një pjesëtar i familjes e hetoi dhe e gjuajti me shpatë duke e lënë të vdekur. Fisi hudhejl, gjatë sezonit të haxhit, erdhën, e morën jemenasin dhe e dërguan tek Omeri e i thanë: “Ky e ka vrarë shokun tonë.” - Por këta e kanë braktisur atë, - tha jemenasi. Omeri tha: “Le të betohen pesëdhjetë persona të fisit hudhejl se nuk e kanë braktisur atë.” Kështu, dyzet e nëntë prej tyre u betuan. Pastaj erdhi edhe një nga Shami, të cilit i kërkuan të betohet. Por ai e shpagoi betimin e tij me një mijë dërhemë, që të mos betohet. Kështu, në vend të tij futën dikë tjetër dhe e dorëzuan te vëllai i të vrarit, i cili e lidhi për dore të vet. Këta dy dhe të tjerët që u betuan morën rrugë derisa arritën te vendi i quajtur Nahle (afër Mekës). Aty filloi të bjerë shi, andaj ata u futën në një shpellë në kodër. Si pasojë, shpella u shemb mbi të gjithë të pesëdhjetët që u betuan (rrejshëm) dhe të gjithë vdiqën. Dy personat që ishin lidhur mes vete zunë të ikin, porse një gur u rrokullis pas tyre dhe ia theu këmbën vëllait të të vrarit, i cili jetoi një vit dhe vdiq. Ebu Kilabe sërish vazhdoi: “Abdulmelik ibn Mervani mori hakun e një personi me betim kolektiv, pastaj u pendua për këtë vepër dhe urdhëroi që ata pesëdhjetë persona që ishin betuar të fshihen nga regjistri i shtetit dhe i dëboi në Sham.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا أَبُو بِشْرٍ، إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ الأَسَدِيُّ: حَدَّثَنَا الْحَجَّاجُ بْنُ أَبِي عُثْمَانَ: حَدَّثَنِي أَبُو رَجَاءٍ، مِنْ آلِ أَبِي قِلاَبَةَ: حَدَّثَنِي أَبُو قِلاَبَةَ: أَنَّ عُمَرَ بْنَ عَبْدِ الْعَزِيزِ، أَبْرَزَ سَرِيرَهُ يَوْمًا لِلنَّاسِ، ثُمَّ أَذِنَ لَهُمْ فَدَخَلُوا فَقَالَ: مَا تَقُولُونَ فِي الْقَسَامَةِ؟ قَالَ: نَقُولُ: الْقَسَامَةُ الْقَوَدُ بِهَا حَقٌّ، وَقَدْ أَقَادَتْ بِهَا الْخُلَفَاءُ. قَالَ لِي: مَا تَقُولُ يَا أَبَا قِلاَبَةَ؟ وَنَصَبَنِي لِلنَّاسِ. فَقُلْتُ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ عِنْدَكَ رُءُوسُ الأَجْنَادِ وَأَشْرَافُ الْعَرَبِ، أَرَأَيْتَ لَوْ أَنَّ خَمْسِينَ مِنْهُمْ شَهِدُوا عَلَى رَجُلٍ مُحْصَنٍ بِدِمَشْقَ أَنَّهُ قَدْ زَنَى، لَمْ يَرَوْهُ أَكُنْتَ تَرْجُمُهُ؟ قَالَ: لاَ. قُلْتُ: أَرَأَيْتَ لَوْ أَنَّ خَمْسِينَ مِنْهُمْ شَهِدُوا عَلَى رَجُلٍ بِحِمْصَ أَنَّهُ سَرَقَ أَكُنْتَ تَقْطَعُهُ وَلَمْ يَرَوْهُ؟ قَالَ: لاَ. قُلْتُ: فَوَاللَّهِ مَا قَتَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أحَدًا قَطُّ، إِلاَّ فِي إِحْدَى ثَلاَثِ خِصَالٍ: ١. رَجُلٌ قَتَلَ بِجَرِيرَةِ نَفْسِهِ فَقُتِلَ، ٢. أَوْ رَجُلٌ زَنَى بَعْدَ إِحْصَانٍ، ٣. أَوْ رَجُلٌ حَارَبَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَارْتَدَّ عَنِ الإِسْلاَمِ. فَقَالَ الْقَوْمُ: أَوَلَيْسَ قَدْ حَدَّثَ أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَطَعَ فِي السَّرَقِ وَسَمَرَ الأَعْيُنَ، ثُمَّ نَبَذَهُمْ فِي الشَّمْسِ؟ فَقُلْتُ: أَنَا أُحَدِّثُكُمْ حَدِيثَ أَنَسٍ: حَدَّثَنِي أَنَسٌ أَنَّ نَفَرًا مِنْ عُكْلٍ ثَمَانِيَةً قَدِمُوا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَبَايَعُوهُ عَلَى الإِسْلاَمِ، فَاسْتَوْخَمُوا الأَرْضَ فَسَقِمَتْ أَجْسَامُهُمْ، فَشَكَوْا ذَلِكَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "أَفَلاَ تَخْرُجُونَ مَعَ رَاعِينَا فِي إِبِلِهِ، فَتُصِيبُونَ مِنْ أَلْبَانِهَا وَأَبْوَالِهَا؟" قَالُوا: بَلَى. فَخَرَجُوا فَشَرِبُوا مِنْ أَلْبَانِهَا وَأَبْوَالِهَا فَصَحُّوا، فَقَتَلُوا رَاعِيَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَأَطْرَدُوا النَّعَمَ، فَبَلَغَ ذَلِكَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأَرْسَلَ فِي آثَارِهِمْ، فَأُدْرِكُوا فَجِيءَ بِهِمْ، فَأَمَرَ بِهِمْ فَقُطِّعَتْ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُمْ، وَسَمَرَ أَعْيُنَهُمْ، ثُمَّ نَبَذَهُمْ فِي الشَّمْسِ حَتَّى مَاتُوا. قُلْتُ: وَأَىُّ شَىْءٍ أَشَدُّ مِمَّا صَنَعَ هَؤُلاَءِ؟ ارْتَدُّوا عَنِ الإِسْلاَمِ وَقَتَلُوا وَسَرَقُوا. فَقَالَ عَنْبَسَةُ بْنُ سَعِيدٍ: وَاللَّهِ إِنْ سَمِعْتُ كَالْيَوْمِ قَطُّ. فَقُلْتُ: أَتَرُدُّ عَلَىَّ حَدِيثِي يَا عَنْبَسَةُ؟ قَالَ: لاَ، وَلَكِنْ جِئْتَ بِالْحَدِيثِ عَلَى وَجْهِهِ، وَاللَّهِ لاَ يَزَالُ هَذَا الْجُنْدُ بِخَيْرٍ مَا عَاشَ هَذَا الشَّيْخُ بَيْنَ أَظْهُرِهِمْ. قُلْتُ: وَقَدْ كَانَ فِي هَذَا سُنَّةٌ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ دَخَلَ عَلَيْهِ نَفَرٌ مِنَ الأَنْصَارِ فَتَحَدَّثُوا عِنْدَهُ، فَخَرَجَ رَجُلٌ مِنْهُمْ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ فَقُتِلَ، فَخَرَجُوا بَعْدَهُ، فَإِذَا هُمْ بِصَاحِبِهِمْ يَتَشَحَّطُ فِي الدَّمِ، فَرَجَعُوا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، صَاحِبُنَا كَانَ تَحَدَّثَ مَعَنَا، فَخَرَجَ بَيْنَ أَيْدِينَا، فَإِذَا نَحْنُ بِهِ يَتَشَحَّطُ فِي الدَّمِ. فَخَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "بِمَنْ تَظُنُّونَ أَوْ تَرَوْنَ قَتَلَهُ؟" قَالُوا: نُرَى أَنَّ الْيَهُودَ قَتَلَهُ. فَأَرْسَلَ إِلَى الْيَهُودِ فَدَعَاهُمْ. فَقَالَ: "آنْتُمْ قَتَلْتُمْ هَذَا؟" قَالُوا: لاَ. قَالَ: "أَتَرْضَوْنَ نَفَلَ خَمْسِينَ مِنَ الْيَهُودِ مَا قَتَلُوهُ؟" فَقَالُوا: مَا يُبَالُونَ أَنْ يَقْتُلُونَا أَجْمَعِينَ ثُمَّ يَنْتَفِلُونَ. قَالَ: "أَفَتَسْتَحِقُّونَ الدِّيَةَ بِأَيْمَانِ خَمْسِينَ مِنْكُمْ؟" قَالُوا: مَا كُنَّا لِنَحْلِفَ، فَوَدَاهُ مِنْ عِنْدِهِ. قُلْتُ: وَقَدْ كَانَتْ هُذَيْلٌ خَلَعُوا خَلِيعًا لَهُمْ فِي الْجَاهِلِيَّةِ فَطَرَقَ أَهْلَ بَيْتٍ مِنَ الْيَمَنِ بِالْبَطْحَاءِ فَانْتَبَهَ لَهُ رَجُلٌ مِنْهُمْ فَحَذَفَهُ بِالسَّيْفِ فَقَتَلَهُ، فَجَاءَتْ هُذَيْلٌ فَأَخَذُوا الْيَمَانِيَ فَرَفَعُوهُ إِلَى عُمَرَ بِالْمَوْسِمِ وَقَالُوا: قَتَلَ صَاحِبَنَا. فَقَالَ: إِنَّهُمْ قَدْ خَلَعُوهُ. فَقَالَ: يُقْسِمُ خَمْسُونَ مِنْ هُذَيْلٍ مَا خَلَعُوهُ. قَالَ: فَأَقْسَمَ مِنْهُمْ تِسْعَةٌ وَأَرْبَعُونَ رَجُلاً، وَقَدِمَ رَجُلٌ مِنْهُمْ مِنَ الشَّامِ فَسَأَلُوهُ أَنْ يُقْسِمَ فَافْتَدَى يَمِينَهُ مِنْهُمْ بِأَلْفِ دِرْهَمٍ، فَأَدْخَلُوا مَكَانَهُ رَجُلاً آخَرَ، فَدَفَعَهُ إِلَى أَخِي الْمَقْتُولِ فَقُرِنَتْ يَدُهُ بِيَدِهِ، قَالُوا: فَانْطَلَقَا وَالْخَمْسُونَ الَّذِينَ أَقْسَمُوا حَتَّى إِذَا كَانُوا بِنَخْلَةَ، أَخَذَتْهُمُ السَّمَاءُ فَدَخَلُوا فِي غَارٍ فِي الْجَبَلِ، فَانْهَجَمَ الْغَارُ عَلَى الْخَمْسِينَ الَّذِينَ أَقْسَمُوا فَمَاتُوا جَمِيعًا، وَأَفْلَتَ الْقَرِينَانِ وَاتَّبَعَهُمَا حَجَرٌ فَكَسَرَ رِجْلَ أَخِي الْمَقْتُولِ، فَعَاشَ حَوْلاً ثُمَّ مَاتَ. قُلْتُ: وَقَدْ كَانَ عَبْدُ الْمَلِكِ بْنُ مَرْوَانَ أَقَادَ رَجُلاً بِالْقَسَامَةِ ثُمَّ نَدِمَ بَعْدَ مَا صَنَعَ، فَأَمَرَ بِالْخَمْسِينَ الَّذِينَ [أَقْسَمُوا] فَمُحُوا مِنَ الدِّيوَانِ وَسَيَّرَهُمْ إِلَى الشَّامِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6899