Sahihu i Buhariut — Hadithi 6904

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku; [t]: Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dy gra të fisit hudhejl u grindën mes vete dhe njëra e goditi tjetrën (me gur), gjë që kësaj të fundit i shkaktoi abort. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ gjykoi që shpagimi për këtë të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ امْرَأَتَيْنِ، مِنْ هُذَيْلٍ رَمَتْ إِحْدَاهُمَا الأُخْرَى، فَطَرَحَتْ جَنِينَهَا، فَقَضَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِيهَا بِغُرَّةٍ عَبْدٍ أَوْ أَمَةٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6904