Sahihu i Buhariut — Hadithi 6904

25. Nënkapitulli: Fëmija në barkun e gruas

6904. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku; [t]: Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dy gra të fisit hudhejl u grindën mes vete dhe njëra e goditi tjetrën (me gur), gjë që kësaj të fundit i shkaktoi abort. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ gjykoi që shpagimi për këtë të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6904

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?