Sahihu i Buhariut — Hadithi 6907

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Mugire ibn Shuëbe

Shqip

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hishami se babai i tij Urve tregon: “Omeri i pyeti njerëzit nëse dikush e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë gjykuar për foshnjën e abortuar (si pasojë e goditjes), e në atë rast Mugire ibn Shuëbe tha: “Unë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë gjykuar që shpagimi të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë .”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ: أَنْ عُمَرَ، نَشَدَ النَّاسَ: مَنْ سَمِعَ النَّبِيَّ ﷺ قَضَى فِي السِّقْطِ؟ وَقَالَ الْمُغِيرَةُ: أَنَا سَمِعْتُهُ قَضَى فِيهِ بِغُرَّةٍ عَبْدٍ أَوْ أَمَةٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6907