Sahihu i Buhariut — Hadithi 6907

25. Nënkapitulli: Fëmija në barkun e gruas

6907. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hishami se babai i tij Urve tregon: “Omeri i pyeti njerëzit nëse dikush e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë gjykuar për foshnjën e abortuar (si pasojë e goditjes), e në atë rast Mugire ibn Shuëbe tha: “Unë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë gjykuar që shpagimi të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6907

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?