Sahihu i Buhariut — Hadithi 6922

Kërkimi i pendimit nga felëshuesit dhe refuzuesit, si dhe lufta kundër tyre · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ejubi se Ikrime tregon: “Kur Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i sollën një grup renegatësh, ai i dogji të gjithë (si dënim për ta). Me të dëgjuar këtë lajm, Ibn Abasi tha: “Po të isha në vendin e tij, nuk do t'i kisha djegur, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar këtë gjë, duke thënë: “Mos dënoni siç dënon Allahu!” , por do t'i vrisja, ashtu siç ka porositur i Dërguari i Allahut ﷺ kur ka thënë: “Atë që e ndërron fenë (islame) , vriteni!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ عِكْرِمَةَ قَالَ: أُتِيَ عَلِيٌّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ بِزَنَادِقَةٍ فَأَحْرَقَهُمْ، فَبَلَغَ ذَلِكَ ابْنَ عَبَّاسٍ فَقَالَ: لَوْ كُنْتُ أَنَا لَمْ أُحْرِقْهُمْ؛ لِنَهْىِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: "لَا تُعَذِّبُوا بِعَذَابِ اللَّهِ". وَلَقَتَلْتُهُمْ لِقَوْلِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ بَدَّلَ دِينَهُ فَاقْتُلُوهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6922