Fadël ibn Sehli na ka thënë: Na ka treguar Hasen ibn Musa Eshjebi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ata që ju prijnë në namaz (imamët) , nëse e kryejnë siç duhet, ju shpërbleheni bashkë me ta. E, nëse gabojnë, ju shpërbleheni, kurse ata mëkatojnë.”
حَدَّثَنَا الْفَضْلُ بْنُ سَهْلٍ قَالَ: حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ مُوسَى الأَشْيَبُ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ دِينَارٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "يُصَلُّونَ لَكُمْ، فَإِنْ أَصَابُوا فَلَكُمْ، وَإِنْ أَخْطَئُوا فَلَكُمْ وَعَلَيْهِمْ".