Sahihu i Buhariut — Hadithi 694
55. Nënkapitulli: Nëse imami nuk e plotëson namazin, ndërsa xhemati që janë pas tij e plotësojnë
694. Nga: Ebu Hurejra
Fadël ibn Sehli na ka thënë: Na ka treguar Hasen ibn Musa Eshjebi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ata që ju prijnë në namaz (imamët), nëse e kryejnë siç duhet, ju shpërbleheni bashkë me ta. E, nëse gabojnë, ju shpërbleheni, kurse ata mëkatojnë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 694
Fjalë të panjohura?