Sahihu i Buhariut — Hadithi 6947

Fjalët dhe veprimet e imponuara · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amër ibn Dinari se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ensar liroi një rob, duke ia kushtëzuar lirinë me vdekjen e pronarit. Ai nuk kishte pasuri tjetër pos atij robi, gjë për të cilën, kur i Dërguari i Allahut ﷺ u informua, tha: “Kush po e blen këtë rob prej meje?” Kështu, Nuajm ibn Nuhami e bleu tetëqind dërhemë. Xhabiri thoshte: “Ai ka qenë rob koptas. Vdiq qysh në vitin e parë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ عَنْ عَمْرِو بْنِ دِينَارٍ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ دَبَّرَ مَمْلُوكًا، وَلَمْ يَكُنْ لَهُ مَالٌ غَيْرُهُ. فَبَلَغَ ذَلِكَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "مَنْ يَشْتَرِيهِ مِنِّي؟" فَاشْتَرَاهُ نُعَيْمُ بْنُ النَّحَّامِ بِثَمَانِمِائَةِ دِرْهَمٍ. قَالَ: فَسَمِعْتُ جَابِرًا يَقُولُ: عَبْدًا قِبْطِيًّا مَاتَ عَامَ أَوَّلَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6947