Sahihu i Buhariut — Hadithi 6956

Mashtrimi · Transmetuesi: Talha ibn Ubejdullahu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Ebu Suhejli, e ky nga babai i tij se Talha ibn Ubejdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin flokëshprishur erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut, më trego çfarë më ka obliguar Allahu në lidhje me namazin? - “Pesë namazet, përveç nëse shton diçka vullnetarisht” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Më trego çfarë më ka obliguar Allahu në lidhje me agjërimin? - “Muajin Ramazan, përveç nëse shton diçka vullnetarisht.” - Më trego çfarë më ka obliguar Allahu në lidhje me zekatin? Dhe, pasi i Dërguari i Allahut ﷺ ia tregoi rregullat e Islamit, ai tha: “Betohem në Atë që të ka nderuar se as do të shtoj gjë, as do të lë mangët nga këto që m'i ka obliguar Allahu.” Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Do të shpëtojë, nëse e ka përnjëmend” , - ose ka thënë: “Do të hyjë në Xhenet, nëse e ka përnjëmend.” Disa kanë thënë: “Në njëqind e njëzet deve jepen dy deve trevjeçare, e, nëse e ther qëllimisht, ose e dhuron, ose bën ndonjë hile që t'i shpëtojë zekatit, nuk detyrohet asgjë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ جَعْفَرٍ عَنْ أَبِي سُهَيْلٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ طَلْحَةَ بْنِ عُبَيْدِ اللَّهِ: أَنَّ أَعْرَابِيًّا جَاءَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثَائِرَ الرَّأْسِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَخْبِرْنِي مَاذَا فَرَضَ اللَّهُ عَلَىَّ مِنَ الصَّلاَةِ؟ فَقَالَ: "الصَّلَوَاتِ الْخَمْسَ، إِلاَّ أَنْ تَطَّوَّعَ شَيْئًا". فَقَالَ: أَخْبِرْنِي بِمَا فَرَضَ اللَّهُ عَلَىَّ مِنَ الصِّيَامِ؟ قَالَ: "شَهْرَ رَمَضَانَ، إِلاَّ أَنْ تَطَّوَّعَ شَيْئًا". قَالَ: أَخْبِرْنِي بِمَا فَرَضَ اللَّهُ عَلَىَّ مِنَ الزَّكَاةِ؟ قَالَ: فَأَخْبَرَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ شَرَائِعَ الإِسْلاَمِ. قَالَ: وَالَّذِي أَكْرَمَكَ، لاَ أَتَطَوَّعُ شَيْئًا وَلاَ أَنْقُصُ مِمَّا فَرَضَ اللَّهُ عَلَىَّ شَيْئًا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَفْلَحَ إِنْ صَدَقَ". أَوْ: "أُدَخِلَ الْجَنَّةَ إِنْ صَدَقَ". وَقَالَ بَعْضُ النَّاسِ فِي عِشْرِينَ وَمِائَةِ بَعِيرٍ حِقَّتَانِ. فَإِنْ أَهْلَكَهَا مُتَعَمِّدًا، أَوْ وَهَبَهَا أَوِ احْتَالَ فِيهَا فِرَارًا مِنَ الزَّكَاةِ، فَلاَ شَىْءَ عَلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6956