Sahihu i Buhariut — Hadithi 6994

Shpjegimi i ëndrrave · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Thabit Bunaniu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që më ka parë në ëndërr, më ka parë pikërisht mua, sepse shejtani nuk mund të paraqitet dot në pamjen time. Ëndrrat e besimtarit janë një e dyzetegjashta pjesë e pejgamberisë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَلَّى بْنُ أَسَدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ مُخْتَارٍ: حَدَّثَنَا ثَابِتٌ الْبُنَانِيُّ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ رَآنِي فِي الْمَنَامِ فَقَدْ رَآنِي، فَإِنَّ الشَّيْطَانَ لاَ يَتَخَيَّلُ بِي، وَرُؤْيَا الْمُؤْمِنِ جُزْءٌ مِنْ سِتَّةٍ وَأَرْبَعِينَ جُزْءًا مِنَ النُّبُوَّةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6994