Sahihu i Buhariut — Hadithi 6994

10. Nënkapitulli: Kur dikush sheh në ëndërr Pejgamberin ﷺ

6994. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Thabit Bunaniu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që më ka parë në ëndërr, më ka parë pikërisht mua, sepse shejtani nuk mund të paraqitet dot në pamjen time. Ëndrrat e besimtarit janë një e dyzetegjashta pjesë e pejgamberisë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6994

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?