Sahihu i Buhariut — Hadithi 70

Dituria · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri se Ebu Vaili ka thënë: “Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e ka pasur zakon që t'i këshillonte njerëzit çdo të enjte.” Një njeri i tha: “O Ebu Abdurrahman, do të doja të na këshilloje kështu përditë.” Ibn Mesudi ia ktheu: “S'më ndalon asgjë nga kjo, përveç frikës se mos mërziteni. Unë ju këshilloj herë pas here, sikurse Pejgamberi ﷺ që na këshillonte kohë pas kohe, nga frika se mos mërziteshim.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ قَالَ: كَانَ عَبْدُ اللَّهِ يُذَكِّرُ النَّاسَ فِي كُلِّ خَمِيسٍ، فَقَالَ لَهُ رَجُلٌ: يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ لَوَدِدْتُ أَنَّكَ ذَكَّرْتَنَا كُلَّ يَوْمٍ‏.‏ قَالَ: أَمَا إِنَّهُ يَمْنَعُنِي مِنْ ذَلِكَ أَنِّي أَكْرَهُ أَنْ أُمِلَّكُمْ، وَإِنِّي أَتَخَوَّلُكُمْ بِالْمَوْعِظَةِ كَمَا كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَتَخَوَّلُنَا بِهَا، مَخَافَةَ السَّآمَةِ عَلَيْنَا‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/70