Sahihu i Buhariut — Hadithi 701

Ezani · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Muadh ibn Xhebeli e falte namazin me Pejgamberin ﷺ, pastaj kthehej dhe i printe fisit të vet në namaz. Një natë, në namazin e jacisë, ua lexoi suren Bekare, kështu që një burrë (nga xhemati) u shkëput prej namazit dhe u largua. Muadhi filloi të fliste kundër tij. Kur ky lajm i arriti Pejgamberit ﷺ, ai iu drejtua Muadhit: “Përçarës, përçarës, përçarës!” Pastaj e urdhëroi të këndonte (në namaz) dy sure të shkurtra nga fundi i Kuranit. Amri thotë: “Nuk më kujtohen emrat e këtyre dy sureve.”

Arabisht

وَحَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ قَالَ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَمْرٍو قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: كَانَ مُعَاذُ بْنُ جَبَلٍ يُصَلِّي مَعَ النَّبِيِّ ﷺ ثُمَّ يَرْجِعُ فَيَؤُمُّ قَوْمَهُ، فَصَلَّى الْعِشَاءَ فَقَرَأَ بِالْبَقَرَةِ، فَانْصَرَفَ الرَّجُلُ، فَكَانَ مُعَاذٌ يُنَاوِلُ مِنْهُ، فَبَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "فَتَّانٌ فَتَّانٌ فَتَّانٌ". ثَلاَثَ مِرَارٍ أَوْ قَالَ: "فَاتِنًا فَاتِنًا فَاتِناً". وَأَمَرَهُ بِسُورَتَيْنِ مِنْ أَوْسَطِ الْمُفَصَّلِ. قَالَ عَمْرٌو: لاَ أَحْفَظُهُمَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/701